Doktori tregon lidhjet e Pjerin Ndreut me Serbinë

Në emisionin e Roland Qafokut “Debat ne Chanel One”, Doktori  ka dhënë një intervistë në të cilën ka prekur edhe rastin e Pjerin Ndreut.

Kemi shkeputur këte pjesë prej saj:

Qafoku: Doktor, së fundmi nëpermjet qytetarit dixhital ju këni nxjerrë një deklaratë, ku akuzoni Pjerin Ndreun si organizator të vrasjes se Kacifës. Nuk është pak e ekzagjeruar? Pjerini ka 20 vjet që ka ikur nga Gjirokastra?

Doktori: Jo, Roland, nuk të falet ty si gazetar i vjetër të bësh të tilla pyetje. Ai bashkë me Piktorin Dështak duan të zaptojnë toka në Bularat.

Qafoku: Po çfarë ju duhen tokat aty doktor? Aty po ikin dhe vetë banorët?

Doktori: E ke gabim Roland, aty do ngrenë një baze bashkë me Ciprasin për trafik hashashi. Dhe prandaj vranë banorët që t’i terrorizojnë e largojnë. Por ti nuk e di që ka pasur një takim të fshehtë të Ciprasit me Pjerin Ndreun.

Qafoku: Ku kështu doktor?

Doktori: Ja ta them unë ty. Ti e di qe vëllai i Pjerinit, Paulini është detar. Kështu pra, një ditë merr një varkë dhe bashkë me Pjerinin shkon në Arta.

Qafoku: Po pse duhet të shkonte me varkë në Greqi, doktor?

Doktori: Ah Roland, Roland, sa naiv je! A e mban mend që Mehmet Shehun që e ka takuar Titon në tragetin “Quin Mery”. Ata janë bijtë e etërve Roland dhe imitojnë baballarët e tyre.

Qafoku: Po Pjerini babanë, njeri të thjeshtë e ka pasur doktor?!

Doktori: Roland, po ndenjte 1 jave me komunistët, bëhesh komunist. Lere pastaj Pjerini që ka një jetë që rri me komunista. Pra, të kthehemi edhe një herë ku ishim. Aty vjen edhe Ciprasi, se ai nga Arta është, çam Greqie. Dhe i thotë që duhet me ekzekutu një dropullit për dy arsye.

LEXO DHE :  Foto/ Vetëm një lider gëzohet kur sheh Putinin

Së pari Rama del si nacionalist dhe kështu Voltana Ademi humb zgjedhjet në Shkodër.

Së dyti dropullitët deryrohen të ikin dhe ata ngrenë bazën e hashashit. Për këtë, ai i premtoi se do bisedonte me Vuçiçin që t’i jepte toka në Beograd. Ose po të donte i jepte toka çamësh në Parga por të palegalizuara.

Qafoku: Ncuq ncuq ncuq

Doktori: Po po Roland. Mos u habit. Se këto punë janë të thella. Kështu pra Pjerini i kërkoi toka në Beograd, sepse e kishte më afër me Lezhën. Prandaj shkoi në Beograd ku e filmuan. Lere çfarë thotë ai që po priste dy miq që po bënin foto. Në fakt ai aty po priste Vuçiçin.

Qafoku: Qënka e thellë doktor!

Doktori: Ka akoma Roland. E ke pare qe ka ca ditë që Pjerini nuk del ne parlament? HË? E di pse? Është në Rusi, ku ka pasur një takim të fshehtë me Putinin. Janë miq të vjetër ata. Kështu pra , Putini i ka kërkuar që patjetër të realizojnë që kryetari i bashkisë të Përmetit, që është një demokrat i flaktë, të humbasë zgjedhjet. Ky është një penges serioze për realizimin e planeve të Rusisë në Ballkan.

Ndaj Putini i kërkoi që të bëjnë çfarë të duan, por bashkinë e Përmetit duhet ta humbin demokratët.

Dhe Pjerin Ndreu e morri përsipër. E kupton Roland çfarë komploti ndërkombëtar po thurr Pjerini?

Por Rolandi nuk kuptonte dot asgjë, pasi i kishte rënë të fikët/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.