Do të udhëtosh këtë fundjave? Kemi ne një ide
Dritare.net
Kush udhëton nga Durrësi në Bari e di mirë këtë, ndaj nuk ka dilema, kur kërkon agjencinë e udhëtimit. Shkon te "Ventouris" dhe paguan biletën për tragetin me të cilën udhëtojnë të gjithë. Ka shumë që nuk marrin dhomë, por rregullohen, në sallën e kafes me lule gjithmonë të freskëta.
Është detaj që nuk ndryshon kurrë. Lulet nuk mungojnë asnjëherë në atë traget.
Por nëse merr dhomë, e ca më mirë akoma, suitë, atëherë i ke bërë vetes një dhuratë të bukur.
Jo thjesht pse hyn në një dhomë me gjithë komoditetet e një hoteli të mirë, ku frutat dhe peshqirët aromëmirë të urojnë mirëseardhjen, por sepse ke mundësi të shijosh një dhomë mbi det, ndërsa pret perëndimin, natën dhe sidomos agimin, teksa i afrohesh portit të Barit.
Po para se t'i bësh të gjitha këto, dil njëherë nëpër traget, se është nga ato tragete, bërë për njerëzit, mos e ngatërroni me ato që qenë anije mallrash dhe janë përshtatur për udhëtime me njerëz.
“Ventouris Ferries” është linja që mbulon Shqipërinë e Greqinë dhe nuk ka synim vetëm sigurinë, por edhe komoditetin.
Një natë në atë traget, nuk është thjesht udhëtim drejt një destinacioni, është vetë destinacioni.
Nuk ndodh kudo që stafi të jetë aq miqësor dhe simpatik. Nga komisari grek i anijes, deri te shoqëruesi shqiptar në restorant.
Pastaj vjen darka, verë e mirë, antipasta, kryesore dhe ëmbëlsira, që nuk i shijon dot në tokë, si në një darkë mbi det.
Pas darke, bari i hapur në një natë prilli me hënë, është një tjetër atraksion, për kë nuk preferon barin brenda, lojërat e fatit apo lojëra të tjera që ofron udhëtimi.
Nata në Rigels lll është e gjitha për t'u treguar, sepse, ndërsa të gjithë flenë, stafi është aty për ty, dhe të krijon sigurinë që nuk e ndien as në tokë.
Mëngjesi, ndërsa porti i Barit afrohet, është një tjetër tregim. Gjumin, që nuk bëhet më mirë se mbi det, ta ndërpret, një trokitje në derë e punonjëses së shërbimit, që sjell brioshë të ngrohtë. Tani po nuk ju erdhën edhe juve, mos na shani. Se mbase ju qëllon dita pa brioshë.
Ulesh në dritaren që sheh mbi det dhe nuk ke dëshirë të zbresësh më.
Pastaj kur të gjithë zbresin, me radhë dhe qetë, e kupton se koha ka kaluar me shpejtësi edhe për ne. Kemi ndryshuar.
Duket që në Durrës, te terminali, te sjellja e vajzave të agjencisë së “Ventouris”, përmirësimi i madh i shërbimeve të shqiptarëve.
Kemi ndryshuar aq shumë, sa kemi lënë pas italianët e Barit, që kur shohin tragetin të ankorojë, e marrin shtruar, e të lënë të presësh në radhë.
Ky është i vetmi detaj që ta bën Barin të largët dhe udhëtimin të bezdisshëm.
Pa këto vonesa pa shkak, që me siguri, nuk do ekzistonin, nëse Konsullata jonë në Bari, do i futej punës, tragetet nga Durrësi nuk do kishin vend.
Sepse trageti më i madh dhe më i mirë që bën linjën Durrës-Bari, është plot në verë, por në këtë kohë që është edhe më e mira e vitit për udhëtime, ka ende vend.
Ka një vend edhe për ty, që bën tregti me Italinë, që ke një problem, a punë, apo edhe thjesht zgjedh Barin e komunat përreth për një fundjavë relaksi e pazari. Sepse Bari është një det më tutje, me qindra mundësi fantastike fundjave, jashtë dhe pranë, e në det nuk mund t'ia besosh veten, përveçse një linje, “Ventouris Ferries”./ dritare.net