Do të udhëtoni për Krishtlindje? Ja qytetet më të lira!

Riga

Edhe pse festat e fundvitit duan edhe disa javë që të vijnë, tanimë në mbarë botën ndihet atmosfera e këtyre festave, ku rrugët e qyteteve, shtëpitë dhe bizneset kanë filluar duke u zbukuruar.

Por, të gjithë ata që duan të udhëtojnë për Krishtlindje, sigurisht që i mendojnë edhe financat e tyre.

Një studim nga “Money Travel” ka hulumtuar koston e vizitave në 10 tregjet e Krishtlindjeve në qytetet europiane.

Në studim janë marrë parasysh, çmimet e fluturimeve, akomodimeve, verës, pijeve dhe ushqimeve.

Studimi ka nxjerrë si përfundim se tre vendet më të lira për të kaluar Krishtlindjet janë: Riga, Praga dhe Talini.

Praga
Praga

Një çift duhet të paguajë vetëm 499 paund, për të kaluar Krishtlindjet në Riga, ndërsa në vendet e tjera si Kopengagen i Danimarkës duhet paguar rreth 844 paund.

Në Pragë do paguani 582 paund për dy persona, ndërsa në Talin, Estoni, do paguani 606 paund. I katërti renditet Berlini, 631 paund.

Talin

Në Francë do shpenzoni, të paktën 690 paund për dy persona. Mynihu nga ana tjetër është më i shtrenjtë se Berlini, të paktën 68 paund.

Në vendin e shtatë renditet Budapesti me 731 paund, i ndjekur nga Stokholmi me 784 paund, Vjena me 803 paund dhe i fundit Kopenhageni me 844 paund./ I.M-Dritare.net

LEXO DHE :  Përse negociatat s'mund të negociohen!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.