Do të performojë sot Era Istrefi në hapjen e Kampionatit Botëror?

Ende nuk dihet nëse Era Istrefi do të marrë pjesë ose jo ditën e sotme në ceremoninë e hapjes së Kampionatit Botëror Rusi 2018.

“Live it up’ është kënga zyrtare e këtij kampionati dhe zërat kryesor janë Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam.

Gjatë ditës disa media shqiptare kanë shkruar se Era do të jetë atje për ta bërë hapjen e Kampionatit por nëna e saj, Syzana Tahirsylaj në një prononcim e ka mohuar një gjë të tillë.

LEXO DHE :  Kush është qyteti që mban rekord për dhunën ndaj grave

Ajo tha se Era do të jetë pjesë e Kampionatit për të perfomuar ‘live’ por kjo do të ndodhë në mbyllje. Hapjen e këtij kampionati sipas mediave të huaja do ta bëjë Robbie Williams.

Sot do të zhvillohet ndeshja e parë në mes të Rusisë dhe Arabisë Saudite.V.D/dritare.net/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.