Djegia e mandateve, Berisha: Të ndërmarrim çdo akt për rrëzimin e Ramës!
E Hënë 18 Shkurt 2019, 12:12
Dritare.net
"Duhet të ndërmarrim çdo akt që na çon tek rrëzimi i Ramës. Prova e këtij vendimi është, nëse ne me aksionin qytetar politik do t’u kthejmë shqiptareve votën e lirë, ne kemi marrë një vendim historik të drejtë. Po nuk arritëm që shqiptarët të votojnë të lirë, mbetemi fasadë. Nëse shkohet në këtë vendim, që nuk e kundërshtoj, përkundrazi, koha ka ardhur që të përballemi me këtë regjim me qëllimin e vetëm që shqiptarët të jenë të lirë.",- mësohet të ketë thënë Berisha gjatë mbledhjes me grupin parlamentar./K.C/dritare.net