Djegia e Notre Dame/ Punëtorët: Pinim cigare gjatë punës
E Mërkurë 24 Prill 2019, 20:08
Dritare.net
Zëdhënësi, Marc Eskenazi tha se disa punonjës kishin pranuar para policisë se ata pinë duhan herë pas here, duke konfirmuar një raportim në gazetën satirike Le Canard Enchaine, informon dritare.net
"Ka pasur kolegë që herë pas here kanë thyer rregullat dhe ne jemi të zhgënjyer.", tha zëdhënësi për AFP. Por ndërkohë ai shtoi se: "Në asnjë mënyrë nuk mund të ishte një bisht i cigareve shkak i zjarrit në Notre-Dame."/K.C/dritare.net