Djegia e mandateve/ Kryemadhi: Kocijancic në konflikt interesi me Shqipërinë
Dritare.net
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar në “360 gradë” në “OraNews” ka folur për reagimin e Zëdhënëses së Komisionit Evropian, Maja Kocijancic, e cila tha se djegia e mandateve është kundër integrimit në BE.
Ktyemadhi tha se Kocijancic është në konflikt interesi me Shqipërinë.
“Kjo Maja që nuk ia di as mbiemrin ka konflikt interesi me Shqipërinë. Ajo është favor të ndryshimit të kufijve. E dyta, ajo nuk ka më punë sepse i mbaron mandati. Mogherinin e sulmoi vetë Renzi duke thënë se ishte një dështim në politikën e jashtme. Ata që mbështesin trafikun e drogës në Shqipëri janë në konflikt interesi. Unë kam vjellë ditën e shtunë gjatë gjithë natës. Vjellja nuk vjen nga gazi lotsjellës. U përdor lëndë kimike ushtarake. Vjellja dhe dhimbja në diafragmë nuk vjen nga gazi. Ujë që dilte nga dera e Kryeministrisë, ishte solucion kimik. Po të ishte ujë shkonte deri tek Rogneri. Ndërkohë, protestuesve nuk u janë bërë analizat. Dua të them që një kryeministër që i dhimbset më shumë një kërpudhë se sa shqiptarët, nuk po them këta vandalët.”-tha Kryemadhi./ I.M-Dritare.net