Djali vret me armë prindërit, policia jep detaje: I gjetëm të vdekur te dera
E Enjte 29 Qershor 2017, 09:09
Dritare.net
Pak pas krimit, policia njofton zyrtarisht se e ka kapur djalin i cili akuzohet se ka vrarë me armë zjarri dy prindërit e tij në banesë. Njoftimi i policise Më datë 29.06.2017, rreth orës 07:55, në Xhafzotaj, pranë derës së banesës janë gjetur të vrarë me armë zjarri, shtetasit A. N. rreth 75 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetësia J.N. Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Dyshohet se autor është djali i tyre, shtetasi L.N. I cili po pyetet rreth rrethanave të ngjarjes, në sqarimin e plotë të saj.