Djali i Amit dhe Ermalit feston ditëlindjen, e gjithë vëmendja te ai
E Hënë 1 Tetor 2018, 12:12
Dritare.net
Dje Joeli mbushi 5 vjeç dhe prindërit organizuan një super festë ku dukej që nuk mungonte asgjë, për ditëlindjen e tij. Këtë vit me Joelin festoi edhe motra e tij e vogël, Sia.
Por mami dhe babi nuk kanë dashur edhe këtë herë të postojnë foto të vajzës së tyre.
As dje në ditëlindjen e Joelit nuk na e treguan fytyrën e Sias. Në çdo foto që postuan u kujdesën për ta fshehur.
Mbase donin që vëmendja të ishte vetëm për Joelin dje. Sian ndoshta na e prezantojnë për festat e fundvitit.A.C/dritare.net