Dita Botërore e Shëndetit Mendor/ Si t’i mbrojmë adoleshentët!
Dritare.net
Përdorimi i teknologjisë, padyshim që sjell përfitime, por nuk mund të lëmë papërmendur edhe presion që ushtrohet te të rinjtë, informon dritare.net
Raportet e OBSH (Organizata Botërore e Shëndetit) tregojnë se gjysma e sëmundjeve mendore, fillon në moshën 14-vjeçare, por shumica e rasteve nuk zbulohen dhe trajtohen. Në kushtet e peshës së adoleshencës, edhe depresioni është një sëmundje mendore e rrezikshme për këta të rinj. Edhe vetëvrasja është një tjetër shkak, që rrit numrin e vdekjeve te të rinjtë e moshës, 15-29-vjeçare. Të ndikuar edhe nga alkooli, ose droga të tjera, seksi i pasigurt, jeta këta adoleshentë i bën më të rrezikuar, informon dritare.net
Parandalimi fillon me mirëkuptimin.
Për të ndihmuar elasticitetin mendor të adoleshentëve, të gjithë duhet të kontribuojmë nga pak. Të jemi më të mirëkuptueshëm, dhe t’i ndihmojmë t’i menaxhojnë situatat e vështira dhe të rimëkëmben nga sëmundjet mendore. Parandalimi fillon me njohjen dhe kuptimin e simptomave të sëmundjeve mendore, informon dritare.net
Prindërit dhe mësuesit, mund të ndihmojnë në rritjen e aftësive të fëmijëve dhe adoleshentëve, për t'i ndihmuar ata të përballen, me sfidat e përditshme në shtëpi dhe në shkollë, informon dritare.net
Mbështetja psikosociale mund të sigurohet në shkolla dhe ambiente të tjera të komunitetit./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net