Dita Botërore e HIV/AIDS/ OBSH: Ndërgjegjësohuni, testohuni dhe njihni statusin tuaj
Dritare.net
HIV është një virus që dobëson sistemin imunitar, duke shkatërruar qelizat më të rëndësishme në trup, ato që luftojnë infeksionet dhe sëmundjet. HIV/AIDS është një sëmundje e pashërueshme, por është e kurueshme dhe mund të kontrollohet me mjekim.
Është e rëndësishme vetëdijësimi, sepse HIV/AIDS është e transmetueshme. Rastet më të shpeshta të transmetimit janë rrugët seksuale, dhe pajisjet e injektimit të drogës.
Organizata Botërore e Shëndetit ka organizuar një seri aktivitetesh Javën Botërore të Testimit (23-30 nëntor), si pjesë e agjendës për Ditën Botërore të HIV/AIDS, për ndërgjegjësim. Motoja për këtë vit është “Njih statusin tënd”.
OBSH synon të nxisë njerëzit të njohin statusin e tyre përmes testimit të HIV-it, dhe të kenë një qasje në shërbimet e parandalimit, trajtimit dhe kujdesit HIV. Gjithashtu, OBSH ka nxitur politika që promovojnë agjendën “shëndet për të gjithë”, për HIV/AIDS dhe sëmundje të tjera siç janë turbekulozi, hepatiti, etj.
Qëllimi i OBSH është që të ndërgjegjësojë njerëzit dhe të bëjë organet qeveritare të vetëdijshëm për nevojën e testimit të HIV, dhe të rrisin efikasitetin e praktikave të testimit, duke afruar pranë njerëzit që kanë nevojë./E.B-dritare.net