Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut/ Manastirliu me fëmijët talasemikë në Lushnje

Në ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ishte pranë fëmijëve talasemikë në Lushnje, ku në Bankën e Gjakut pranë spitalit, 86 dhurues nga Lushnja, Fieri dhe Tirana dhuruan gjak për fëmijët talasemikë.

“Janë 170 fëmijë talasemikë të cilët kanë nevojë jetike për gjak, për të bërë një jetë sa më normale. Mund t’i ndihmojmë të gjithë bashkë, me një akt human që mund ta bëjë secili prej qytetarëve të shëndetshëm”, tha Manastirliu në Lushnje.

Është mesi i fushatës “Mjaftojnë vetëm 10 minuta për të shpëtuar 3 jetë” dhe  850 dhurues i janë përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në ndihmë të fëmijëve talasemikë.

LEXO DHE :  Bllokohen 27 ton mish me Salmonelë

Fushata e Ministrisë është nisur që nga stafi dhe rezultati ka qenë surprizues, duke pasur dhurues të rinj, mjekë, deputet etj.

Ministrja Manastirliu tha që ky vit është më problematiku për mbulimin e nevojave për gjak, dhe nevojat në Lushnje dhe Fier janë më të mëdha,  që vetëm me shumë dhurues mund të plotësohen.

Fushata e nisur nga Ministria do të zgjasë deri në datën 4 Korrik, dhe synon të arrijë 1 mijë dhurues vullnetarë, për të përmbushur nevojat për gjak, sidomos për fëmijët talasemikë./E.B-dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.