Disa truke si të mbani të organizuar dhomën e veshjes!

Gjëja më e rëndësishme e një dhome veshje, është si ta mbani të organizuar mirë, atë. Janë disa elementë thelbësorë që dritare.net do iu tregojë, sesi duhet t’i ndani veshjet dhe këpucët. Qofshi meshkuj, apo femra.

Ndajeni dhomën me rafte

Zona të ndryshme të dhomës ndajini, mbani këpucët veç, pantallonat veç, bluzat veç etj.

Organizimi vertikal i hapësirës

Është mirë që pothuajse të gjitha rrobat të mbahen në mënyrë vertikale. Që do të thotë t’i varni të gjitha në varëse, duke filluar që nga fustanet e deri te pantallonat.

Sirtarë për të rroba të vogla

gjërat e vogla humbasin shpejtë, prandaj është mirë që në dhomën e rrobave ju të keni disa sirtarë, dhe të mbani aty çorapet, të brendshmet, etj.

Rafte për këpucë

Related image

Nëse rrobat do i vendosi vertikalisht, këpucët vendosen horizontalisht. Pra çfarëdolloj këpucësh të keni, ata kanë nevojë për raftet e tyre. Nëse nuk keni hapësirë, poshtë rrobave të varura, vendosni këpucët.

LEXO DHE :  Bëni mirë të hiqni dorë nga këto veshje, edhe pse janë të modës!

Veç organizimit të rrobave, duhet të bëni edhe organizimin e ambientit që të duket këndshëm. Dritare.net po iu tregon disa detaje

Për shembull, në vend të dyerve të rafteve, përdorni perde. Kjo ka dy avantazhe, e para, i jep dhomës pamje tjetër dhe e dyta, të krijon hapësirë.

Gjithashtu, përpiquni të përdorni çdo hapësirë të dhomës, nëse keni lënë një vend për çantën, kur të ktheheni nga shëtitja, vendoseni në vendin e caktuar. Kështu dhoma do jetë e mirë organizuar.

Image result for CLOTHING ROOM

Ju mund të harroni ku i mbani gjërat, prandaj dritare.net ju sugjeron të vendosni një etiketë në rafte, dhe ju nuk do lodheni duke kërkuar dhe do kurseni kohë./E.B-dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.