Disa tipe meshkujsh që bëni mirë mos t’i frekuentoni!

Kur vjen puna te marrëdhëniet të gjithë jemi kurioz të dimë nëse po frekuentojmë personin e duhur apo jo.

Dritare.net ju tregon  disa tipe meshkujsh që bëni mirë t’i evitoni që mos të humbisni kohën dhe energjinë tuaj.

–    Frikacaku i angazhimeve

Nëse sa herë ju flisni për të ardhmen, ai stepet dhe bën një mimikë që lë për të dëshiruar, bëni mirë ta largoni me ose pa lezet fare. Kategori e atyre meshkujve që kur përmendet fejesa apo martesa  ndryshojnë temë bisede.

–    Egoist

Nëse gjatë gjithë kohës fokusohet te vetja, atëherë nuk është se do t’ia dijë shumë për ju. Duhet të prisni kur ai të gjej kohë për ju pasi të mbarojë listën e gjatë të angazhimeve personale. Seriozisht????????

–   Asocial

Image result for njerezit pertac

Shpesh justifikohen se janë të pakuptueshëm nga shoqëria dhe daljet në publik me të janë aq të rralla sa nuk e mbani mend herën e fundit kur keni dal në diskotekë së bashku. Këtë tip partneri mund ta mendoni pas të 40-ve ndoshta!

–    Djali i orëve të vona

LEXO DHE :  Publikoi foton e një vajze mbipeshë, Blerina Bombaj e fshin pasi sulmohet nga komentuesit

Djem të tillë po përhapen aq shumë në kohët moderne sa booohh i has kudo. Për ta e rëndësishme është plotësimi i nevojave biologjike dhe kënaqësive personale por nuk janë të interesuar në një përfshirje emocionale.

–    Djali i mamit

Image result for djale mamaje

Në fillim janë të lezecëm por më pas të të pyesin çdo dy minuta për çorapet e veta, situata  fillon e bëhet serioze.

–    Nona

Ai që mendon se është më i miri nga të gjithë kështu që fundja duhet t’ia dish për nder që po del me ty. Në çdo bisedë nënvlerëson çdo person sepse ai di gjithçka.

–    Të martuarit

Të fundit por jo më pak të rrezikshmit. Do ju lodhin kokën me teorinë se martesa e tyre ishte në gropë që pa të njohur ty dhe do ndahen nga momenti në moment. Si përfundim nuk ndahen kurrë por nëse ju jeni përjashtimi një në një milion që ai ndahet, çdo muaj gjysma e rrogës së tij shkon për fëmijët me ish gruan. Mendojeni mirë!/E.K-Dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.