Disa situata në restorante, që i bëjnë kamarierët, të urrejnë klientët
Dritare.net
Në artikullin më poshtë, dritare.net ju tregon disa situata kur kamarierët i urrejnë klientët e tyre.
1. Porosia e menjëhershme
Kamarierët kanë tendencë të sillen sjellshëm me klientët e tyre në restorant. Kur njerëzit nuk sillen si duhet, atëherë kamerierët nuk kanë simpati për ta. Për shembull, kur shkojmë në një restorant porosisin menjëherë. Kjo nuk është e drejtë, sepse duke porositur menjëherë, i bën kamarierët të jenë nën tension.
2. Grumbullimi i pjatave
Njerëzit mendojnë se u lehtësojnë punën kamarierëve duke ua bërë pajat e pirunët bashkë. Por në të vërtet ata vetëm sa u vështirësojnë punën. Zakonisht i mbledhin për të treguar se kanë përfunduar së ngrëni, por nuk duhet ta bëni asnjëherë një veprim të tillë, sepse kamarieri e shikon vet kur ju keni përfunduar.
3. Falënderimet e mëdha
Ndodh që kur klientëve u pëlqen ushqimi, kërkojnë pronarin ose menaxherin për ta falënderuar. Në fakt ajo që ju duhet të bëni është të falënderoni kamarierin.
4. Pastrimi pas një incidenti
Ndodh që në restorant mund t’ju thyhet pjata, dhe ju filloni të pastroni copat e thyera. Nëse e keni bërë deri tani, mos e bëni më, sepse është puna e kamarierit dhe nëse ju fusni duar, do ta pengoni atë.
5. Ndihma për kamarierin
Kamarierët kanë taktikat e tyre për të shtruar tryezën, kështu ju nuk duhet të ndërhyni për të pastruar. Mbase ju e shikoni si mirësjellje, por kamarieri si vështirësi pune. Ju mund ta ndihmoni atë, vetëm duke hequr sendet personale.
6. Qëndrimi i heshtur kur diçka shkon gabim
Jemi njerëz dhe të gjithë bëjmë gabime, dhe ndonjëherë kamarierët harrojnë diçka nga porosia, sepse ata kanë shumë punë për të bërë. Kur ndodh një gjë e tillë, njerëz fillojnë të bërtasin dhe të sillen keq me kamarierin. Kjo është një gjë e gabuar, sepse ulni imazhin e tyre. Nuk ju kushton asgjë të jeni të sjellshëm dhe t’i kërkoni gjënë e harruar me edukatë.
7. Zgjedhja e vendit vet
Çdo restorant ka mënyrën e tyre të shtrimit të tavolinave. Kur ne e zgjedhim vet vendin, atëherë puna e tyre bëhet më e vështirë për ta, dhe për stafin. Gjithmonë lëreni në dorë të stafit, ku ju do uleni për të ngrënë.
8. Porosia në kamarier të ndryshëm
Kur shkoni në një restorant, gjithmonë porosisni te i njëjti kamarier, sepse duke komunikuar me dy kamarierë, ju nuk do merrni porosinë si duhet, ose do vijnë dy herë të njëjtat gjëra. Sigurisht, ju do acaroheni, kamarieri po ashtu./E.B-dritare.net