Disa shkaqe pse Meta nuk dekretoi Lleshin

Nga Dritan Hila

Akti i Ilir Metës  për mosdekretimin e Sandër Lleshit si ministër i brendshëm, nuk duhet të lodhë askënd që ta shpjegojë nga ana juridike.

Aq më pak ta bëjne këtë profanë apo lundrues rrjeti. Ka dhjetëra arsyetime llogjike që ia lejojnë këtë gjest, ashtu sikurse të tjera juridike që e ndalojnë, ndaj këtij hapi të ndërmarrë, i cili nuk ka precedentë ndër presidentët e tjerë.

Ka pasur dëshirë Meidani ta bëjë, ndoshta Moisiu dhe i fundit Nishani.

Por Ilir Meta nuk është si të tjerët. Ndaj mos u lodhni të kërkoni arsye të tjera jashtë atyre politike.

Pas një baritjeje nëpër malësitë ë Shqipërisë dhe qetësie mëse një vjeçare; pas refuzimit të ligjit për teatrin, çka është në vazhdën e qëndrimit të tij edhe të mëparshëm, kur ishte kryeministër dhe Rama si ministër kulture desh i rrëzoi qeverinë; kjo e presidentit është një sfidë për përplasje.

Pse pikërisht tani, mbetet vetëm të hamendësojmë.

Nisur nga hermetizmi i Metës, arsyet mund të qëndrojnë tek statura e Lleshit. Fjalët për implikime jashtë profesionale të tij mund të jenë sa pjellë e fantazisë aq edhe të vërteta. Siç janë gjithmonë këto punë.

Por ka edhe konseguenca politike, çka janë një hamendësim tjetër.

Me këtë akt Meta nuk e rrëzon dot Ramën, por natyrisht që e dobëson perceptimin e tij publik si njeri i fortë. Nuk i shërben për zgjedhjet e ardhshme politike, por e gërryen qeverisjen e tij.

Vazhdimi pa ministër të brendshëm, i luftës kundër krimit merr pikëpyetje të madhe, por edhe i lë dopiogjashtën në dorë vetë Ramës, për të treguar sesa serioz është.

Sepse tani nuk mund t’i lere pergjegjesite zv/ministrave. De fakto është Rama ministër rendi.

LEXO DHE :  Shëtitje në natyrë? Ja surprizat e motit!

Nëse kjo krizë zgjat, vihet në pikëpyetje edhe rregulli në procesin zgjedhor lokal.

Ilir Metës ky akt i duhet për shumë arsye. Ai është një kafshë politike që e nuhat shumë mirë klimën  dhe peshën e forcave.

Ky akt i shërben për t’i treguar edhe një herë ndjekësve të tij se është gjallë dhe nuk i trembet përplasjes.

I duhet t’i tregojë Ramës se nuk ka frikë të përplaset me të, në çdo fushë dhe rrethanë dhe se nuk i bejnë përshtypje kërcënimet per shkarkim.

Dhe i shërben për ti treguar PD se kush është ai që e trondit realisht shefin e qeverisë me një akt, më shumë sesa dhjetëra kërcënimet që vijnë nga selia blu.

Boll të krahasosh premtimet për shtrirje në rrugë që bënte Basha dhe aktit të Ilir Metës, që të kuptohet se kush vesh pantallona në koalicion.

A do ketë zhvillime dramatike ngjarja?

Vështirë. Edi Rama dhe Ilir Meta e njohin mirë njeri-tjetrin. I pari është njeri i salloneve dhe kulisave, i mësuar prej 20 vjetësh me pushtet dhe që asnjëherë nuk ka rrezikuar pushtetin e tij për hatër të parimeve apo principeve.

I dyti është po aq makiavelist sa i pari, por ka edhe kokëshkrepjet për të cilat jo rrallë ka hedhur në ruletë gjithë kavonë me parimin: të gjitha ose asgjë. Ilir Meta nuk është në presidencë të shëtisë maleve të Shqiperisë apo punësojë 70 veta. I mbetet në dorë Ramës ti japë atë që i ka kërkuar. Perndryshe përballë nuk ka Bashën, që të mund të përdorë sharmin e tij për t’ia hedhur, por një personazh që në 28 vite të politikës ka pësuar dhe mësuar nga të gjitha./ dritare.net

1 Koment

  1. Eshte e kote te lodhesh Me njerezit e kote.Ata nuk dine te bejne asgje te mire.Ata jane aq te vegjel dhe dine vetem te prishin nga deshperimi i madh se nuk kane ditur kurre as te duan.Njerezit e vegjel,ose njerezit e kote duan vetem vetveten.Ndersa njeriu i madh mendon per popullin e vendin qe i dha pushtet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.