Disa rregulla etike që zakonisht i thyeni!
Dritare.net
Dritare.net ju sjell disa rregulla etike që ju bëjnë të dukeni më të sjellshëm dhe të edukuar.
Përshëndetja
Përshtypjen e parë njerëzit ta japin nga mënyra sesi përshëndeten, prandaj ju duhet të respektoni hapësirën personale të individit. Pëllëmba në shpatull nuk është e rekomandueshme. Kur burrat përshëndesin një grua, duhet të përkulen pak.
Komunikimi
Përpikmëria është domosdoshmëri. Takimet duhet t’i bëni në kohën e caktuar, sepse demonstron aftësinë tuaj për të parë detajet.
Sjellja e burrave ndaj grave
Rregullat mirësjellje së përbashkët thonë se kur ju duhet të takoni një njeri për herë të parë, duhet të shoqëroheni nga ndërmjetës. Për shembull, një mik i përbashkët.
Një burrë nuk duhet të mbajë çantën e gruas, dhe pallton e saj duhet ta marrë vetëm te gardëroba për t’ja dhënë asaj.
Rrobat
Duhet pasur gjithmonë kujdes me veshjen, nuk po themi që të blini rroba të shtrenjta, por të paktën të jenë të pastra.
Mos blini rroba me madhësi dhe gjatësi të papërshtatshme.
Vajzat duhet të kenë kujdes me përdorimin e aksesorëve.
Në tavolinë
Nëse jeni i ftuar në një tavolinë me njerëz që nuk i njihni, mos bisedoni me ta pa i njohur më parë. Duar mos i vendosni në tryezë, është më mirë t’i mbani në prehër. Vendosja e celularit në tryezë do të thotë se nuk jeni i interesuar në bisedë.
Si të uleni korrekt
Qëndrimi korrekt është të mbani gjunjët pranë njëri-tjetrit dhe të bashkuar.
Ngrënia dhe pirja
Për gratë, është e rëndësishme të siguroheni që buzëkuqi të mos lërë shenja në gotë. Burrat duhet t’ju shërbejnë pijen grave.
Sipas rregullave të etikës, kur dikush dëshiron t’ju njohë ju fton për një filxhan çaj, bën mirë të mos e refuzoni, sepse është e pasjellshme.
Përzieni çajin pa bërë zhurmë me lugë, dhe lugën mos e lini në filxhan.
Filxhani duhet ngritur bashkë me tabakanë./E.B-dritare.net