Disa mite rreth hapësirës, që ju duhet t’i mësoni patjetër!

Jo gjithçka që shihni është e vërtetë! Të gjithë ëndërrojmë të eksplorojmë hapësirën e jashtme, asteroidet dhe meteorët. Ne, jo vetëm që nuk kemi eksploruar, por dhe dijet e njohuritë i kemi të pakta. Dritare.net do ju sjellë disa mite rreth hapësirës që do ju zhgënjejnë, sepse janë komplet e kundërta e asaj që dini.

1. Mërkuri është planeti më afër diellit dhe normalisht më i nxehti.

Distanca e një planeti nga dielli nuk ndikon të temperaturën mesatare të planetit. Duke folur për Mërkurin, po, është e vërtetë që është afër diellit, por kjo nuk do të thotë që është më i nxehti. Gjatë ditës, sipërfaqja e Mërkurit arrin një temperaturë prej 420 gradë celsius. Ndërsa planeti më i nxehtë është Venusi, ku temperatura nuk shkon asnjëherë poshtë 462 gradë celsius.

2. Edhe hëna ka një anë të errët

Kur themi ana e errët, ne zakonisht i referohemi anës që ne nuk arrijmë të shikojmë me sy. Toka dhe hëna rrotullohen njëkohësisht, që do të thotë ne shohim vetëm njërën anë të satelitit, prandaj ana e errët mund të shihet vetëm nëse lëmë orbitën e tokës. Por, duke qenë se hëna dhe toka rrotullohen rreth boshtit, rrezet e diellit arrijnë të gjitha pjesët e tyre. Kështu që hëna nuk ka një anë të errët.

3. Toka është e rrumbullakët

Të gjithë e dimë që toka nuk është e sheshtë, apo katrore, por duhet të dini që nuk është as e rrumbullakët. Toka në dy pole është e shtypur, për shkak të lëvizjet së plakave tektonike dhe erozionit, toka ka formën e një patateje ose të një dardhe.

LEXO DHE :  Tendencat më të bukura të modës, për vitin 2019

4. Dielli është i verdhë

Të gjithë dimë që Dielli është ose i verdhë ose portokalli, ndonjëherë dhe si i kuq. Por në të vërtetë dielli është i bardhë. Ngjyra e çdo drite varet nga temperatura. Pyetja që mund t’ju lindë është; po pse e konsiderojmë të verdhë atëherë? Në fakt, valët e gjata të verdha, kalojnë atmosferën e tokës pa humbur, ndërsa valët e shkurtra ndryshojnë shumë. kjo është arsyeja pse qielli duket blu gjatë ditës, dhe i zi gjatë natës.

5. Një njeri në hapësirë, pa kostum astronauti, mund të shpërthejë

Të gjithë kemi parë në filmat hollivudian, që nëse heq helmetën në hapësirë, koka fryhet shumë dhe kemi menduar që mund të vdesim, nëse heqim edhe kostumin e astronautit. Në fakt, presioni shumë i ulët, është i rrezikshëm për shëndetin, por nuk do të thotë që do vdesim menjëherë.

6. Dielli është një top zjarri

Dielli nuk digjet, por ngjyra e ndezur vjen për shkak të nxehtësisë që gjenerohet si rezultat i një reaksioni bërthamor, jo kimik.

7. Toka dhe Venusi, janë të njëjtë

Venusi thuhet se është binjaku i Tokës, sepse duken identikë. Por sipërfaqja e Venusit është vdekjeprurëse, ndryshe nga ajo e Tokës.

8. Në verë, toka është më afër diellit

Ky është me të vërtet një keqkuptim i madh. Toka nuk është më afër diellit në verë, por ajo që e shkakton këtë nxehtësi gjatë verës, është rrotullimi i saj vjetor rreth Diellit. Në verë rreze bien pingul, ndërsa në dimër me pjerrtësi./E.B-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.