Disa mënyra të zgjuara, si të kujdeseni për makinën në dimër!
Dritare.net
Dritare.net, për t’ju lehtësuar sado pak punën, ka sjellë për ju disa këshilla të vlefshme, sesi të kujdeseni për makinën në mot të ftohtë dhe me borë.
Dritare me akull
Përzieni uthull me ujë (raporti 3:1), dhe një furçë aplikojeni në dritaret me akull, për t’i pastruar shpejt
Brava e çelësit të makinës, e ngrirë
Një mënyrë e lehtë për të zhbllokuar bravën e ngrirë të çelësit të makinës, është duke përdorur dezinfektuesin e duarve. Alkooli në të do të heqë akullin, dhe bëjë të mundur zhbllokimin e saj. Thjesht vendosni disa pika në çelës ose te vrima e çelësit, dhe do zhbllokohet menjëherë
Dyer të ngrira
Për të parandaluar mbylljen e dyerve të makinës nga ngrica, përdorni llak gatimi, e cila mund të gjendet në çdo supermarket. Hidheni mbi rrethet e dyerve të makinës, dhe pastrojeni me një pecetë.
Pasqyrat anësore të ngrira
Për të shmangur akullin në pasqyrat anësore të makinës, mbulojini ato me qese plastike gjatë natës. Është një metodë e thjeshtë dhe efikase.
Fenerët e ngrirë
Fillimisht pastroni akullin dhe ngricën tërësisht, dhe lërini të thahen plotësisht. Pastaj aplikoni një shtresë të hollë dylli. Kjo do të parandalojë që ata të ngrinë sërish, apo të bëhen me mjegull. Mbrojtja zgjat me javë./E.B-dritare.net