Disa mënyra për ta bërë vendin e punës ambjent pozitiv

Gjeni një arsye për të festuar

Për shumë njerëz, vendi i punës është stresues. Nëse punoni në grup puna shkon mirë, pasi koordinoheni dhe performanca do jetë më e mirë Por kur nuk jeni një ekip, ndodh që t’ju mërzitet puna. Në punën në grup është gjithmonë një lider që udhëheq, dhe nëse doni të bëni më pozitiv vendin e punës, ju mund të komunikoni e të për të organizuar ndonjë festë. Festat sjellin pozitivistet, dhe festimi i ditëlindjeve, festave kombëtare etj nuk është asnjëherë ide e keqe.

Hani drekë jashtë

Njerëzit fillojnë dhe mërziten kur rrinë gjatë në karrige, dhe për ta bërë vendin e punë pozitiv dilni nga zyra. Orën e pushimit kalojeni jashtë me kolegët tuaj. Duke bërë këtë gjë ju do ndiheni më mirë.

Bëhuni pjesë e grupit

Të jesh pjesë e grupit, është shumë e rëndësishme në punë.  Në këtë mënyrë juve iu lehtësohet puna dhe mësoni shumë gjëra dhe ide të reja.  Nëse dëshironi të fitoni respektin e ekipit të punës, dritare.net ju këshillon të jepni sa më shumë ide në grupin tuaj.

LEXO DHE :  Opozita letër zyrtare Ruçit: Të mos përfshihet Teatri në seancën e së enjtes

Bëni veprime qesharake

Related image

Për ta bërë vendin e punës një ambient pozitiv dhe të dashur, bëni shakara të ndryshme. Aktet pozitive bëjnë që ambienti në zyrë të jetë më i këndshme, i rehatshëm dhe shumë pak i mërzitshëm.

Kuptoni dobinë e asaj që po bëni

Image result for A OFFICE WORKER SMILING AND RELAXING

Është sfiduese të bësh të njëjtën punë çdo ditë, sepse rutina të mërzit. Por ajo që është e rëndësishme në ditë të tilla është të kuptosh dobinë e asaj që po bën dhe të asaj për çfarë ju punoni.  Ju duhet të gjeni kuptimin dhe qëllimin e gjithçka-je që bëni, dhe kjo do ju ndihmojë që ta bëni punën tuaj më pozitive.

Jini konstruktiv në kritikat tuaja

Image result for BE HELPFUL FOR COWORKER ADVICING THEM

Askujt nuk i pëlqen ta kritikojnë në punë për performancën e tyre, prandaj dhe ju mos kritikoni kolegët tuaj. Në fakt, ju duhet t’i tregoni mënyrat sesi të përmirësohet. Nuk duhet të jeni konfrontues, por mbështetës./E.B-dritare.net

 

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.