20:22 - 14 Dhjetor, 2018

Diplomati shqiptar: Po mbledhim informacione për vrasjen e shqiptarit

Në emisionin “Dritare me Rudinën” në News24 ka ardhur edhe zëri i ambasadës shqiptare në Greqi. Ministri fuqiplotë në ambasadën tonë në Athinë Florian Nova tha se nga ana e ambasadës janë vendosur kontakte të menjëhershme për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe se janë shfrytëzuar të gjitha mundësitë për të mbledhur sa më shumë informacione.

Zoti Nova jemi duke folur për një ngjarje që nuk është folur shumë. Djali tha se nuk është kontaktuar nga askush nga ambasada shqiptare në Greqi…
I përcjell familjes së të ndjerit ngushëllime të sinqerta. Është një nga ato ndodhitë fatkeqe dhe shpresojmë dhe do punojmë që mos të ndodhin më.

Ju kur keni pasur dijeni për këtë ngjarje, keni çuar një person kontakti në Lefkimi?
Ambasada shqiptare në Athinë kanë vendosur kontakte të menjëhershme për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Janë shfrytëzuar të gjitha mundësitë për të mbledhur sa më shumë informacione rreth ngjarjes.

LEXO DHE :  Studentët në ditën e 10 të protestës: Të mblidhet Kuvendi, miratoni kërkesat tona

Për aq sa kohë raporti i Prokurorisë nuk ka dalë ende, me gjithë respektin për të ndjerit, rezervojmë të drejtën të mos shprehemi sepse kemi parasysh që informacionet janë nga më të ndryshmet dhe nuk duam të ndikojmë në zbardhjen e ngjarjes.

Duke e parë nga jashtë, një njeri që edhe pse është vrasës ka avokatin e duhur, kurse familja e kthen vetë trupin. A ka mbështetje ligjore nga shteti?
Do shikohet rast pas rasti dhe do shohim rrethanat e ngjarjes.

E keni ndjekur median greke që thonë se është vrarë vetëm se ishte shqiptar?
Me gjithë respektin por mediat çfarë nuk shkruajnë.

A do kenë ndihmë ata njerëz?
Shteti është në dijeni të rastit dhe po shqyrtohen të gjitha mundësitë

A keni ankesa nga shqiptarët në Greqi për shkelje të të drejtave të njeriut? 
Sigurisht që ka raste ankesash dhe trajtohen me drejtorinë e shërbimeve konsullore rast pas rasti./K.C/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.