Diplomati gjerman: Trump po shtyn Gjermaninë drejt Kinës dhe Rusisë
Dritare.net
“Sa më gjatë Donald Trump qëndron në detyrë, aq më e lartë është rreziku që forcat antiamerikane do të fitojnë pjesën e sipërme të Gjermanisë dhe do ta shtyjnë atë në krahët e Rusisë dhe Kinës”,- tha në një intervistë për “Reuters” veterani i diplomacisë gjermane Ëolfgang Ischinger.
Kryetari i Konferencës së Sigurisë së Mynihut dhe ish-ambasadori në Uashington u kërkon gjermanëve të mos heqin dorë nga Shtetet e Bashkuara për shkak të Trump, për të pranuar më shumë përgjegjësi globale.
Diplomati thotë se ftohja e Gjermanisë me SHBA, mund të bëjë që forca të ndryshme të bëjnë thirrje për partneritet me Rusinë dhe Kinën.
Që nga hyrja në Shtëpinë e Bardhë në janar të vitit të kaluar, Trump ka nxjerrë Shtetet e Bashkuara jashtë marrëveshjes së klimës së Parisit, ka lënë marrëveshjen bërthamore të Iranit dhe ka kërcënuar të tërhiqet nga Organizata Botërore e Tregtisë (ËTO).
Ai ka sulmuar në mënyrë të përsëritur Gjermaninë për suficitin e saj tregtar dhe mungesën e shpenzimeve të mbrojtjes. Gjithashtu Trump nuk ka kursyer edhe akuzat se Gjermania është e varur nga politika ruse./ I.M-Dritare.net