Noizy njihet jo vetëm si një nga këngëtarët më të paguar, por edhe për jetën luksoze që bën. Kush se mban mend, videon e reperit që i hidhte lek fansave në një nga klubet e Tiranës. E gjitha kjo ndërkoh që ai po performonte. Por këtë herë luksin këngëtari e ka reklamuar në Snapchat, për një nga dashuritë e reperit, orat.
Ai ka postuar një video në Snapchat ku ka vënë në dorë dy ora të firmës shumë të njohur “Rolex”. Noizy duket se i pëlqen të dyja por edhe një mendim nga ana e fansave të tij nuk do të ishte keq në mënyrë që ai të vendosi se cila i shkon më shumë përshtat…