Digjen dy makina në Elbasan, para Drejtorisë së Policisë
E Martë 16 Prill 2019, 08:08
Dritare.net
Mësohet se një nga automjetet në pronësi të Hysen Hsekiut, tip Volsvagen, është djegur plotësisht, ndërsa makina tjetër tip Skoda, në pronësi të Bledar Hoxhës, është djegur pjesërisht.
Makinat ishin të parkuara pranë njëra-tjetrës, dhe nga verifikimi i kamerave të sigurisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan është mundur të identifikohet autori./E.B-dritare.net