Dieta koreane, sekreti oriental për të humbur peshë

Gratë aziatike kanë tërhequr vëmendjen e Perëndimit falë trupit të tyre të hollë. Dhe pse gjenetika ka të bëjë shumë, nuk mund të mohojmë se mënyra e tyre e ushqyerjes ka një rol të rëndësishëm.

Cili është sekreti? Pse konsiderohet si Vendi “më i shëndetshëm”? Dieta koreane u bë e famshme në botë falë vetive të saj dobësuese. Për shkak të boom-it të kuzhinës koreane në botë, shumë persona kanë krijuar pjata ushqyese shumë të rrepta. Në përgjithësi, ka disa “sekrete” të kësaj diete nga mund të marrim pikënisjen për një ushqim të shëndetshëm dhe të ekuilibruar.

Perimet e freskëta dhe orizi janë baza e dietës koreane, kanë pak kalori dhe janë prezent në të gjitha pjatat kryesore.

LEXO DHE :  Unaza e Madhe/ Banorët e Astirit, marshojnë drejt sheshit “Shqiponja”

Për koreanët, ndryshe nga Perëndimi, mishi është ushqyes sekondar. Prandaj dieta e tyre ka më pak kalori. Mishi i kuq zëvendësohet nga peshku, apo frutat e detit që janë burim i Omega 3.

Si traditë, supat janë pjesë thelbësore e vakteve koreane. Janë pjata të lehta për tu përgatitur, dhe falë përzierjes së erëzave, dhurojnë dhe ndjesinë e ngopjes.

Çajrat bimorë janë një tjetër motiv për të quajtur regjimin korean si dobësues.

Kimchi është pjata tradicionale koreane, një ushqim i fermentuar me bazë lakrën kineze të dehidratuar dhe me kripë, shoqëruar me hudhra, xhinxhër, salcë peshku dhe speca. Është ngopës dhe pak kalorik./ T.Ch/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.