Die Welt: Rama në Berlin, me sharmin e tij synon të bëjë për vete Angela Merkel
Dritare.net
Gazeta gjermane, Die Welt”, për mes një artikulli “make Albania great again”, i jep një rëndësi të madhe vizitës së kryeministrit Rama në Berlin.
"Ish-basketbollisti dhe artisti në Berlin do të synojë me sharmin e tij të bëjë për vete kancelaren Merkel që të marrë mbështetjen për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë,"- shkruan gazeta.
“Dhe vërtet Rama, një socialist .. ka se ç’të tregojë. Ekonomia rritet, Tirana mbushet me fasada që shkëlqejnë, një reformë në drejtësi e kërkuar nga BE ka marrë udhë…Por që ka njerëz që janë skeptikë, kur shtrohet pyetja për Shqipërinë që të bëhet sa më shpejt anëtare e BE-së, kjo lidhet edhe me histori si kjo: Në tetor prokuroria kërkoi heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri…sepse emri i tij përmendej disa herë në telefonatat mes tregtarëve shqiptarë dhe italianë të drogës.”
Gazeta i kushton vëmendje të gjitha ndryshimeve në Shqipëri dhe çështjeve kryesore, si ajo Saimir Tahirit dhe konkludon me përgjigjen e Ramës kur i pyetur nga “Die Welt” lidhur me rastin e sëkëlldisshëm Tahiri thotë: “Besoj në radhë të parë se dyshimet ndaj një personi nuk mund të pengojnë përpjekjet e një vendi të tërë.”-shkruan DË/ K.C/Dritare.net