Dhurimi i Gjakut/ Vipat mbështesin fushatën e Manastirliut

Jo të gjithë lindin të shëndetshëm, dhe jo të gjithë kanë një jetë të shëndetshme. Disa kanë nevojë për kurë gjatë gjithë jetës nëpërmjet medikamenteve, e të tjerë kanë nevojë për gjak.

Gjaku është një produkt që nuk prodhohet, por vetëm dhurohet, dhe kur më shumë sesa sot, në Ditën Ndërkombëtare të Dhurimit të Gjakut mund të ndihmojmë ata që kanë nevojë.

14 qershori i takon dhurimit të gjakut në çdo vend të botës dhe është dhurata më e vlefshme, që njeriu i bën njeriut.

Transfuzioni i gjakut ndihmon për të shpëtuar miliona jetë çdo vit, dhe  rikthen buzëqeshjen e mijëra fëmijëve në botë.

Image result for dita boterore e dhurimit te gjakut

Gjaku i dhuruar për të shpëtuar jetën e anemikëve, viktimave të aksidenteve, talasemikëve etj, pra është një nevojë kritike.

Ditën e sotme kanë dhuruar e janë sensibilizuar miliona njerëz në botë. Dhe në Shqipëri nuk ka munguar fushata e dhurimit të gjakut.

Jo vetëm shoqatat,  fondacione , Kryqi i Kuq etj,  kanë ndërmarrë nisma për dhurimin  gjakut, por edhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

📌#FushataDhurimitTëGjakut4 Qershor – 4 Korrik✔️Bashkohu edhe ti me nismën tonë👉🏼Mjaftojnë 10 min për të shpëtuar 3 jetë🤗📌Synojmë të arrijmë 1 mijë dhurues në 1 muaj👉🏼3 mijë jetë të shpëtuara🙏🏼#MShMS #DitaBotëroreDhurimitTëGjakut#QëndroiDikujtPranë#DhuroGjak #ShpërndaJetë

Gepostet von Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale am Donnerstag, 14. Juni 2018

Nisma e Ministrisë e iniciuar nga vetë ministrja Ogerta Manastirliu, duke u bërë e para donatore, është ndërmarrë që me 4 qershor. Fushata e dhurimit të gjakut nga Ministria e Shëndetësisë nuk është e kufizuar vetëm në ditën botërore, por është e shtrirë në një hark kohor më të gjerë.

LEXO DHE :  Së shpejti prindër/ Turi flet troç: Ja sa fëmijë dua të bëj me Orindën!

Ditës së dhurimit të gjakut në Shqipëri i është bashkuar vipa të njohur si Rudina Xhunga, Iva Tico, aktori i njohur i humorit Florjan Binaj, nga dhe shumë qytetarë që duan të ndihmojnë njerëzit që kanë nevojë.

 

Prandaj, nëse edhe ti do që të bësh një të mirë, dhuro gjak, është akti më human në botë.

Ji aty për dikë tjetër. Dhuro gjak. Nda jetë./E.B-dritare.net



Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.