Dhurata simbolike e Vuçiç që la pa fjalë Putinin
E Premte 18 Janar 2019, 11:11
Dritare.net
Bëhet fjale për një qen race, një Sarplaninac 3-muajsh me një pemë familjare prej shtatë brezash, i quajtur Pasha. Deri këtu çdo gjë duket normale, por nëse i referohemi faktit që kjo racë e lashtë e qenve është e njohur për vetëbesimin dhe besnikërinë e tyre, atëherë mesazhi i kësaj dhurate është i qartë.
“Sa i lezetshëm” ka thënë presidenti Putin, teksa mori në krahë qenushin. Pasha është qeni i pestë që i dhurohet presidentit rus Vladimir Putinit që nga koha kur ai u bë president në vitin 2000. Putin ka marrë me herët dhuratë të tillë nga Turkmenistani, Bullgaria, Japonia dhe Kirgistani./dritare.net