Lady Gaga është padyshim një nga artistet më në zë dhe më të përfolura të momentit për shkak të projekteve të saj muzikore të lançuara së fundmi, por ajo nuk harron të tregojë edhe anën e saj njerëzore.
Ditën e sotme ajo ka dalë nga studioja muzikore, ku po regjistron albumin “Joanne” dhe është përshëndetur me fansat që gjendeshin jashtë godinës.
Përveç kësaj, ajo i ka dhënë një shumë të mirë parash një të pastrehu që ndodhej pranë makinës së Gaga-s.
Kjo ka sjellë edhe ekzaltimin e turmës, e cila ka filluar të bërtasë e të duartrokasë veprimin e artistes. /Blitz.al/