Një ngjarje e rëndë ka goditur sërish komunitetin tonë.
Emisioni Investigativ "Stop", ka transmetuar disa pamje të rënda filmike, të cilat tregojnë qartazi dhunën e ushtruar kundra koleges sonë Aurora Guska, pranë ambienteve të gjykatës, nga Kryetari i Gjykatës së Kukësit, Isuf Shehu.
Është e paprecedent një situatë e tillë, por jo e panjohur dhe as para që ndodh në morinë e ngjarjeve, pranë "tempullit të drejtësisë" posaçërisht.
E gjitha ç’ka ndodhi dhe në këtë rast, nuk është një rast i shkëputur e as i vetmi ndodhur në këto institucione.
E gjitha tregon qartë tensionet e brendshme të cilat gjenerojnë dhunë mes të gjithëve në këtë vend.
Kjo këmbanë alarmi që ka kohë që po bie e po godet, jo për të parën herë komunitetin tonë, nuk shqetëson më askënd.
Dhuna dhe barbaria ushtruar dhe nga persona me pushtet, kundra njerëzve që ushtrojnë detyrën posaçërisht, kanë humbur besimin e vullnetin e mirë të secilit prej nesh për të menduar a shpresuar se paskësaj gjërat mund të kthehen ndonjë ditë në normalitet.
E pafalshme shurdhëria e institucioneve përgjegjëse, për parandalimin e këtyre akteve të rënda posaçërisht, ç'ka e bëjnë të paprecedent nga çdo pikëpamje dhe këtë rast.
Hesht Prokurorja e Përgjithshme, Policia, Unioni i Gjyqtareve, Presidenti, Kryeministri, organizmat e huaja gjithashtu, jo veç në këtë rast.
Asnjë hap nuk po ndërmerret për të vendosur një standard të gjithëpranuar këtu, ndërsa krimi i radhës pret pas derës për të goditur nesër, çdonjërin prej nesh nesër./dritare.net