Dhunohet biznesmeni në Tiranë, 5 persona i zunë pritë
E Mërkurë 19 Shtator 2018, 11:11
Dritare.net
Persona të panjohur kanë dhunuar një biznesmen pranë banesës së tij në “Komunën e Parisit”, në Tiranë.
Ngjarja mësohet se është shënuar në mesnatë dhe Andrea Zoga, pronar i disa fast food-ve dhe restoranteve në Tiranë është dërguar në spital me plagë në kokë dhe në trup.
Sipas dëshmisë së biznesmenit personat që e kanë sulmuar ishin me një makine tip ‘Golf’.
Ata i kanë zënë pritë pranë banesës së tij në rrugën “Merdar Shtylla” dhe e kanë sulmuar.
Ora News informon se biznesmeni ka denoncuar edhe më herët kërcënimet ndaj tij, por çështja është pushuar në prokurori./oranews/