Dhunimi i Arbana Xharrës/ Ditmir Bushati dënon aktin ndaj gazetares
E Shtunë 13 Maj 2017, 18:06
Dritare.net
Bushati është zyrtari i vetëm që ka reaguar nga Shqipëria, edhe pse ky akt është një nga lajmet më të rënda të hapësirës mbarëshqiptare por politikanët shqiptarë i ka gjetur të zënë me krahasimet e fotove të protestës së PD dhe numrave të protestuesve.
“Dënoj dhunën e ushtruar ndaj gazetares Arbana Xharra! Liria e shprehjes dhe pluralizmi i mendimit janë elementë thelbësor për një shoqëri të hapur e demokratike! #Kosovë” shkruan Bushati./ dritare.net