“Vodha dhe u dënova me 2 vjet burg”, 19-vjeçarja: Do t’i kthehem shkollës

Emisioni “Dritare me Rudinën”, në News 24 ka sjellë këtë natë krishtlindjeje historinë e grave të burgut të “Ali Demit”. Prekëse, ishte edhe historia e një vajzë 19-vjeçare, Eva e cila është dënuar me dy vjet burg, me akuzën e vjedhjes me dhunë. Eva, rrëfeu për “Dritare me Rudinën” se, ishte vetëm 17 vjeçe kur vodhi një celular dhe u dënua me dy vjet burg.

“Përshëndetje më quajnë Eva, jam 19 vjeç. Kam bërë vjedhje me dhunë . Kam qenë me shoqërinë. Isha adoleshente, vodha një celular kur isha 17  vjeç. Ushtrova dhunë psikologjike. Thjesht ka pasur dhimbje koke dhe e kanë quajtur dhunë Të gjithë u dënuam, edhe 24 ditë dal. Do jem pranë familjes sime, do shkoj në shkollë. Ju uroj të gjithave këtu liri sa më të shpejt”, tha ajo.

Xhunga: Ça i bën një burg të miturave?
Gjonaj:
 Ne jemi munduar shumë dhe me reformën që kemi ndërmarrë. Që të kemi masa të tjera. Në institucionet që mbajnë të mitur, në at të Kavajës, por edhe në burgun e grave, kemi kërkuar trajtim ndryshe për ta. Sa i përket institucionit të grave, nga informacionet që kam marrë, për veprat penale, një pjesë e mirë e tyre vijnë nga familje që kanë kaluar një traumë, një dhunë të bashkëshorti. Që është reflektuar edhe në kundërveprim.

LEXO DHE :  Guy Lawson i përgjigjet Shkëlzen Berishës: Ju tregoj burimet e mia që lidhin Berishën me Gërdecin!

Xhunga: Kur një grua vret, vret si një burrë….
Gjonaj:
Ne e dimë se sa komplekse janë rastet e dhunës në familje, rastet kur gratë vrasin. Nuk është e justifikueshme, pasi është vepër që nuk amnistohet. Dhuna dhe krimi seksual nuk do të amnistohet. Nuk do të gjejnë asnjë vend edhe rastet e dhunës në familje. Gratë që kanë ardhur në këtë institucion, janë gra dhe nëna. Me gjithë trajtimin që i ofrohet këtyre grave, e bën që ambienti mos të ketë ndikim. Pra që Eva mos ta përsëris krimin dhe t’i rikthehet jetës, duke mësuar një zanat.

Xhunga: Ky burgu mes pallateve kaq i vjetër..mendova se do kishte një zgjidhje tjetër….
Gjonaj: 
Si infrastrukturë lë për të dëshiruar. Kemi menduar që të bëjmë një rindërtim të këtij burgu. Në mastër planin tonë, kemi menduar se institucioni i vuajtjes së dënimit të grave, të jetë më bashkëkohor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.