Detajet/ Si ndodhi grabitja e këmbimit valutor në Fier dhe vrasja e Agur Vrenozit

Një ditë më parë në qytetin e Fierit është grabitur një pikë këmbimi valutor, që ndodhet pranë “Zogut të Zi”.

Nga kjo grabitje ka mbetur i vrarë shtetasi Agur Vrenozi, i cili mësohet se ka ndërhyrë pasi ka parë grabitësit dhe ka menduar se ata kanë armë lodër, raporton “News 24”.

Grabitësit kanë hyrë në pikën e këmbimit të Gëzim Hoxhës, dhe kanë ushtruar fillimisht presion psikologjik ndaj arkëtares, dhe kanë qëndruar për 20 minuta brenda.

Menjëherë pasi ka dëgjuar britmat, Agur Vrenozi ka ndërhyrë duke qëlluar me karrige dy grabitësit, por është qëlluar me plumb në kokë, nga njëri prej tyre.

LEXO DHE :  Lista/ Publikohen notat e maturës shtetërore në Anglisht

Vrenozi është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë, dhe ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm ndërsa pronari Gezim Hoxha është në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia ka arrestuar autorët e dyshuar Zini Fyraj, Lulëzim Demiraj, Dashamir Gergali, të cilës do të përballen me gjykatën me akuzat e “Grabitjes” “Vrasjes” dhe “Armëmbajtjes pa leje”./ I.M-Dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.