Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Babrru.
Xhevat Brahja, ka dërguar vajzën e tij në spital, dhe në momentin e dërgimit në spital ajo ka pasur plagë, që në fillim kanë qenë të vështira për tu identifikuar nëse janë me mjete prerëse, ose me armë, por tanimë është konfirmuar se e mitura është vrarë me armë zjarri në bark.
Sipas Panorama, në momentin që babai i viktimës ka shkuar në shtëpi, ka gjetur vajzën e mbuluar me gjak, dhe në shtëpi kanë qenë edhe nëna e vajzës, vëllai dhe bashkëshortja e tij.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe ka marrë në pyetje familjarët, nëna e vajzës nuk ka dhënë detaje, ndërsa vëllai dhe nusja e tij, nuk e kanë dhënë ende dëshminë, pasi janë shurdh-memecë dhe ende nuk është gjetur një specialist për të komunikuar me to.
Mendohet se nga të dhënat e para, dyshohet se vajzën e ka vrarë e ëma e saj./ I.M-Dritare.net