Detajet/ Kush është gruaja nga Vlora që i vunë eksploziv makinës së saj

Një shpërthim ekzplozivi në mjetin e një gruaje në Vlorë. Shpërthimi ka ndodhur në një mjet tip Benz, rreth orës 05:20 të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur ‘7 Pallatet’ tek Uji i Ftohtë. Mësohet se mjeti ishte në pronësi të një  42-vjeçare me emrin Vejushe Dalipaj.

Informacion paraprak

Më datë 10.11.2017, rreth orës 05:20, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë prej shtetases V.D., rreth 42 vjeçe se pranë automjetit të saj tip ”Mercedes Benz”, ka dëgjuar një zhurmë në formë shpërthimi.

LEXO DHE :  Boga, bukuria e rrallë mes maleve dhe skijimit!

Shërbimet Policore kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë konstatuar se: Mjeti tip ”Benz”, ka qenë i parkuar përpara banesës së shtetases në vendin e quajtur ”7 Pallatet”, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dhe se ka dëmtime në pjesën e përparme të tij.

Dyshohet se dëmtimet në mjet të jenë si pasojë e një shpërthimi me lëndë eksplozive që mund t’i kenë vendosur. Grupi hetimor po punon për përcaktimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes./L.P./Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.