Detajet/ Arma e vrasjes në Bllok është përdorur edhe në ngjarje të tjera kriminale

Detaje të tjera janë zbuluar nga dosja e prokurorisë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në ish-Bllok në fillim të muajt tetor.

Sipas “Panorama”  ekspertët kanë provuar se një gëzhojë e gjetur në vendin ku u vra Fabian Gaxha, është shkrepur nga një armë, që është përdorur edhe në një tjetër ngjarje në Tiranë.

“Akt nr. 10643, datë 09.10.2018, ekspertimi balistik krahasues, konkluzion: Një gëzhojë me markerimin ‘Geco 9 mm Luger’ e sekuestruar në këqyrjen e vendit të ngjarjes së vrasjes së shtetasit Fabian Gaxha, si edhe plagosjes së shtetasve Eljon Hato dhe Ervis Martinaj, në Tiranë më datë 04.10.2018, është qitur nga e njëjta armë zjarri që ka qitur tre gëzhoja (nga 6 gjithsej) të sekuestruar në ngjarjen ‘Konflikt në loto sporti’, ndodhur në Tiranë, më datë 26.09.2017”.

LEXO DHE :  4 sekrete, si ta parandaloni dhe kontrolloni diabetin!

Ngjarja e 2017 ka ndodhur në rrugën Bardhyl, në Tiranë dhe aso kohe është arrestuar një shtetas dhe disa të tjerë janë shpallur në kërkim.

Ndërsa u shpall në kërkim pronari i lokalit loto sporti, shtetasi K.S., 44 vjeç, banues në Tiranë. “Këta dy shtetas më datë 26.09.2017, rreth orës 22:10, në rrugën ‘Bardhyl’, në lokalin (baste sportive në pronësi të shtetasit K.S.) janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta me shtetasit G.S., 35 vjeç, E.O., 35 vjeç (i dënuar më parë), Sh.F., 32 vjeç, E.B., 36 vjeç dhe O.Xh., 46 vjeç. Si pasojë e konfliktit të ndodhur shtetasi S.D. ka qëlluar në ajër me armë zjarri të llojit ‘Beretta’”, deklaronte në 2017 Policia./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.