Detajet e aksidentit/ 2 të vdekur e 7 të plagosur në aksin Levan-Tepelenë
E Diel 6 Janar 2019, 19:07
Dritare.net
Të tjera detaje kanë dalur nga aksidenti i rëndë i ndodhur në aksin Levan-Tepelenë mbrëmjen e së dielës, pranë fshatit Varibob.
Ende nuk ka një informacion zyrtarë për numrin e viktimave, por paraprakisht mësohet se janë 2 persona që kanë humbur jetën ndërsa 7 të tjerë janë plagosur.
Fillimisht ka qenë një mjet që është përplasur me një motor, ndërsa më pas në aksident janë përfshirë edhe pasagjerët e një autobusi të ndaluar.
Pasagjerët kanë qenë duke zbritur nga autobusi, për të kontrolluar personat që kishin bërë aksident më përpara, dhe në këtë moment një tjetër mjet ka përplasur pasagjerët që do tu jepnin ndihmë të plagosurve të parë./ I.M-Dritare.net