Detaje të reja/ Si u ekzekutua Jurgen Kurti, në derë të shtëpisë
Dritare.net
Autorët kanë përfituar nga errësira duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Kurti ka marrë 3 plumba që i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.
26-vjeçari është arrestuar disa herë së pari për vrasjen e babait të tij, por u la i lirë për mungesë provash. Më pas ai u përshi edhe në një vrasje në Durrës, por edhe këtu u lirua për të njëjtën arsye. Ambulanca dhe forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.
Njoftimi paraprak i policisë
Rreth orës 22:20, në rrugën “Zef Jubani”, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi J. K., rreth 26 vjeç. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Sherbimet e Policisë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve./A.C/dritare.net