Detaje të reja për vetëvrasjen e 20-vjeçarit në Fier
E Premte 30 Mars 2018, 08:08
Dritare.net
Ende nuk janë zbardhur shkaqet se pse i riu Sh.V, kreu aktin e vetëvrasjes. Burimet nga policia bëjnë me dijë se djali është larguar pak minuta nga shtëpia dhe më pas kur familjarët kanë vënë re mungesën e gjatë të tij, kanë nisur ta kërkojnë. Ata e gjetën në magazinën që shërbente për punë të ndryshme e mbajtje mjetesh, të varur me litar.
Menjëherë kanë lajmëruar Urgjencën dhe Policinë, por rruga e gjatë nga fshati Bishan deri në spitalin e Fierit, ka bërë që i riu të humbasë jetën rrugës, duke mbërritur në spital i pajetë. Familjarët nuk kanë vënë re asnjë sjellje të dyshimtë tek i riu./K.Ç/Dritare.net