Detaje nga takimi/ Ja çfarë i kërkon Rama, Mogherinit pas 25 qershorit!
Dritare.net
“Kjo ishte një darkë informale për të diskutuar mbi takimin e ardhshëm në Tireste mbi prespektivat e vendeve të Ballkanit Perendimor duke diskutuar hapur edhe cështjet që kanë interes reciprok dhe duhet të shihen si të tilla.
“Nuk kemi biseduar për cështje të brendshme thjesht unë i kam thënë shefes së diplomacisë evropiane se pas 25 qershorit duhet të jetë e përgatitur ajo dhe KE që qeveria dhe opozita e dalë nga zgjedhjet do kërkojë me një zë hapjen e negociatave me BE.
“Ajo që mund të them është se ne jemi të destinuar që të bëjmë të gjitha përpjekjet tona për t’u ulur sa më parë në tryezën e negociatave. Pengesë për këtë ka qenë vetingu, fillimi i zbatimit të tij që shpresoj mos të ndeshë me probleme të paprtira do jetë për ne një arsye shumë e fortë që qeveria dhe opozita, apo shumica dhe pakica e dale nga zgjedhjet te kerkojne hapjen e negociatave dhe do e bejme kete me force, ne kuptimin e nje zeri te unifikuar dhe pastaj nuk i kemi te gjitha ne dore, se Evropa ne keto momente eshte ajo qe eshte dhe nuk eshte me e mira qe do donim te ishte.