Makina aksidenton për vdekje dy gra në Durrës

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Durrës. Një makinë tip BMW ka përplasur për vdekje dy gra në Shkozet, lagjia 14.

Burime për dritare.net bëjnë me dije se dy gratë kanë zbritur nga urbani, dhe duke kaluar rrugën, i ka aksidentuar makina e cila ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara.

Nga dritare.net mësohet se gratë kanë qenë nga një familje. Marrëdhënia e tyre ishte vjehrrë e nuse, njëra 60 vjeç dhe tjera 40 vjeç, me mbiemër Cufa.

LEXO DHE :  Ja kush janë të ftuarit e Meghan Markle, në baby showerin e dytë!

Dëshmitarë për dritare.net tregojnë se makina i ka cuar disa metra larg viktimat, duke bërë që trupi i tyre të pësojë dëmtime të mëdha.

Zona ku ka ndodhur ngjarja është një nga zonat ku shënohen raste të shpeshta aksidentesh./E.B-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.