Detaje/ La gjithçka për ndeshjet e Botërorit, i jep fund jetës babai i dy fëmijëve
Dritare.net
Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm në fshatin Mashkullorë të Gjirokastrës, kur familjarët e gjetën të riun pa jetë. Policia e Gjirokastrës bëri të ditur se Florian Resuli është gjetur i vetëvarur rreth orës 05:00. Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër, çka është konfirmuar se kemi të bëjmë me një vetëflijim, shkruan “Panorama”.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Burime nga grupi hetimor, të cilat i referohen të dhënave të siguruara deri më tani, konfirmuan se 35-vjeçari po kalonte një situatë të rënduar psikologjike për shkak të vështirësive ekonomike./d.m-dritare.net