Detaje/ Gruaja në Elbasan u hodh nga makina për t’i shpëtuar ngacmimeve të shoferit
E Premte 20 Prill 2018, 19:07
Dritare.net
Mirëpo, detajet e reja e hedhin poshtë këtë hipotezë, pasi gruaja e identifikuar si Shpëtime Tufa, 55 vjeçe, nuk duket se ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur nga automjeti.
Megjithatë, tashmë nga hetimi paraprak raportohet se ajo ka qenë pasagjere në automjet. Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se e aksidentuara mund të jetë ngacmuar nga ana e drejtuesit dhe ndërsa ka reaguar duke kërkuar të ndalte mjetin drejtuesi, ky i fundit ka refuzuar dhe ka vazhduar ngacmimin.
Në një situatë të tillë, 55-vjeçarja ka hapur derën e automjetit dhe është hedhur duke u rrokullisur në rrugë ku ka mbetur e dëmtuar rëndë./d.m-dritare.net