Dëshmitari X: Shefi i Krimeve në Vlorë më kërcënoi djalin pas përgjimit

I ashtuquajturi dëshmitari X, Albert Veliu në një intervistë të publikuar nga PD, ka deklaruar se pas përgjimit të publikuar me vëllain e Fatmir Xhafajt, Agron Xhafës, Shefi i Krimeve në Vlorë ka kërcënuar djalin e tij

“Sot i kishte vajtur djalit tek puna, Alketi, shefi i krimeve se dua ta marr në mbrojte. Unë jam fukara, më pikon shtëpia. Jam njeri i drejtë, ça mbrojte dua unë. Nuk është shpallur emri im, nga e mësuan këta?! Ata që kanë qenë në përgjim, grupi i Agronit apo dikush tjetër, atë e di ai. Ai ka jetën e biznesin e tij. Krime të tjera skam bërë. Vet krimet i ka bërë Agroni. Me dashje, pa dashje, i ka bërë ai. Ai akuzon Andonin në anë tjetër, Ato janë fakte reale, si zëri që kemi folur. Gjithmonë e ha një fukara dhe jo i pasur. Kemi qenë 800 metra larg. Zëri i atij thonë zëri im, i Ermalit, ose dhe zëri i plakut tim në varreza, mos është ngjallur. Çoje ku të duash, ai zë është. Unë e pash që tek djali, këto folje që u bën, doli. Thash çne këto përgjime ne. Se kam përgjuar unë, s’kam lidhje. Ai do mbrojë veten, por na ka ardhur kjo e gjen Agroni. Këto janë gjërat që po të them”, tha deshmitari./ I.M-Dritare.net

LEXO DHE :  Pas 20 vitesh merr fund falimenti ligjor i kompanisë piramidale Sudja

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*