Dëshmitari X: Ja si e njoha Agron Xhafën!

Ditën e sotme PD, ka publikuar një dëshmi të dëshmitarit X që sipas tyre implikon vëllain e Fatmir Xhafës në trafik të lëndëve narkotike.

Pjesë nga dëshmia

Albert Veliu 51 vjeç, jetoj me rrogën e djalit. Kam qenë në Itali kam punuar. Në 200 jam shkëputur në Itali, kam punuar me Agron Xhafajn, me kokainë me të gjitha gjërat. Kam qenë shoqërues gomoneje. Hoqa dorë se përballoja dot atë gjë. Agronin e njoh me anë të një miku tim, me anë të lidhjeve të punës në Itali. Komandonte punët, ai e merrte ne e shisnim. Në 2005 kur më ndodhi

Në 2005 ndodhi një aksident dhe kryeva dënim prej 7 vjetësh akuzohesha për kokainë për 12 kg. U kapa në peskara, e bëra dënimin aty, në shkallë të parë mora 15 vjet, apeli ma la 8 vjet. Nga Agroni, më ka mbetur qejfi, kur rashë brenda nuk më solli një paketë cigare për aq sa kishim bërë.

albert veliu

Kur dola nga burgu e takoj, më ofroi një punë për djalin, kamarier, në 2016. Djali është 22 vjeç, punoi kamarier 6 muaj, por e hoqën. Para 5-6 muajsh, flasim e i kërkova të më bënte një nder, për të hedhur barishte për në Itali, hashash, ta çonim në Itali, i kërkova një favor më prezantoi me këtë Ermalin, ia kërkova se isha në gjendje të keqe ekonomike, e vuta në provë sa korrekt qe për mua si Albert. I kërkova nderin por nuk i bëra këtë rrugë, e vura në provë për ta zhveshur se cili është Agron Xhafaj.

Ai komandon Vlorën, ai atë punë ka bërë tërë kohën, më bëri favor, sille këtë çantë ta hedh matanë, unë e njihja nuk e njoh sot,. Më prezantoi me Ermalin,  nuk e di çfarë është shef kufiri a çfarë, ,mbiemrin nuk mund ta pyes. Me atë jam ulur në tavolinë.

Por unë nuk e bëra. Dua të jetoj me djersën e ballit të ha një copë bukë, thjesht e vura në provë. E dija që punon e bën, është korrekt, e saktë, të ndihmon të hedhësh mallin në Itali, të ndihmon, më çoi të Ermali, me nofkën Nake.

albert veliu

E bëra vënien në provë se ashtu më la në baltë, kur isha brenda, i ktheva kurrizin tani e s’dua të merrem me asnjë gjë. Kështu janë gjërat, si ja bën një njeriu ashtu e pëson, sot ai është dikush unë jam pa bukë në shtëpi.

Me drejtorin e vlerës bëhej shumë, me shefin e kufirit ca të them, punët e tyre unë do çoja një 100, arrita te beja 20 me leke borxh, me leke borxh do ta blija mallin.

LEXO DHE :  Aktori turk i bën surprizë të dashurës 300 trëndafila!

Ai do më siguronte transportin, gomonen ata e kishin se unë ku e gjeta, unë jam hallexhi. Gjërat ishin të zgjidhura, s’kisha frikë nga policia se rrugët ishin te hapura. Agroni me tha, kur të vijë dita do takosh Ermalin. Atë ditë që u bëmë gati për rrugën u bë qameti në Vlorë, pati përmbytje. Deti ka qene 7-8 ballë, qameti, nuk vazhdohej më tej.

Tani që doli përgjimi këto dite, qe ditën e parë madje më thotë djali jam bërë figure e njohur në Vlorë. E dëgjon im bir, i kishte thënë shoku i Agronit, shikoje se babai jot është bërë figure e njohur në Vlorë, vetë ta shikoj se s’marr vesh nga këto telefona me gishta, me thotë pronari i djalit shoku i përbashkët, ja zëri i babait.

Sot i kishin vajtur djalit te puna, shefi i krimeve, e Alketi, do ta kalojmë në mbrojtje. Unë s’kam bërë gjë, unë jam fukara me pikon shtëpia, nuk dua mbrojtje nga ai dhe shteti, nuk kam frikë se nuk kam borxh, ca borxhi kam, ca kane në plan le ta bëjnë, të më vijë mua shefi i krimeve të më mbrojë për ça le ta thotë, kush, ku doli emri im, nuk është shpallur emri im, nga e mësuan këta. Ato që kanë qenë në përgjim, të Agronit apo dikujt tjetër, nuk e di, Agroni është vetë i vetëdijshëm.

Fillime të tjera skam bërë unë, i ka bërë vetë Agroni, aty janë, me dashje, pa dashje i ka bërë vete ai, nuk di unë, ça bën Agroni dhe akuzon Andonin, ato janë fakte reale, si zëri që ne kemi folur, gjithmonë e ha një fukara jo i pasur.

Zëri i atij, zëri im, zëri i Ermalit dhe Altinit, nëse ka ndonjë tjetër, mund të jetë dhe i plakut tim ne varreza çoje ku të duash për vërtetësinë, ai zë është. Kur e pashë te djali, këto folje që u bënë dhe doli, të gjitha çfarë kemi bërë thashë çne këto përgjime. Agronin e kanë përgjuar të tjerët, nga ka ardhur kjo e gjen ai vetë, nga kanë ardhur përgjimet.

Kush të ka urdhëruar ty të vesh te im bir, një shef i madh i ka dhënë urdhër, çne, emri im, ku dihet që jam unë i filtruar nga ai është filtruar.

Ça lidhje ka emri ime në atë mes, nuk e mohoj bisedën reale, nuk e mohoj, por ku është përgjuar zotëria e di. Unë nuk di te përgjoj, jam hallexhi, ato i di ai që merret me shtet./ I.M-Dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.