Dëshmitari tregon sesi ndodhi vrasja e Nardit në Shkodër
E Enjte 21 Mars 2019, 14:02
Dritare.net
Xhovan Mirashi ka dëshmuar në polici pavarësisht gjendjes së rëndë psikologjike. Sipas tij ai autori ka qenë një person i vetëm, i cili ishte mbi motor dhe kishte mbi kokë skafandër te zezë. Ai është ulur nga mjeti me qetësi dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të viktimës dhe pastaj është larguar me shpejtësi.
Motori u gjet i djegur rreth një orë më vonë pak kilometra larg ngjarjes, pranë urës së Mesit. Familjarët thonë se ata përherë i druheshin ndonjë aksidenti fatal duke qenë se ai ishte i apasionuar pas udhëtimeve në terrene ekstremisht të vështira. As vetë Nardi duket se nuk e ka menduar se dikush kishte qëllimin ta vriste. Ai qarkullonte i lirë dhe nuk kishte konflikte të njohura./A.C/dritare.net