Mëngjesin e sotëm, pranë liqeni të Sharrës, në Tiranë, është gjetur trupi i pajetë e një gruaje. Trupi i 45-vjeçares Lirie Xhepa është gjetur i hedhur në ferra.
Detaje të reja janë mësuar mbi ngjarjen. News 24 raporton se ka dyshime që gruaja të jetë vrarë me armë zjarri. Ndërkohë banorët e zonës kanë dëshmuar për News 24 se kanë parë një makinë duke transportuar trupin e gruas në këtë zonë, e cila më pas është larguar me shpejtësi. Sipas tyre gruaja ishte e martuar.
Duke iu referuar burimeve nga grupi hetimor se trupi i viktimës është gjetur përmbys dhe e veshur lehtë, jo me xhup, çka ka ngjallur dyshimet se gruaja është vrarë në ambient të brendshëm dhe më pas është hedhur në kodrat e liqenit të Sharrës./E.B-dritare.net