Dëshmia/ 17-vjeçari shpjegon në Polici historinë e videove tronditëse
E Hënë 6 Qershor 2016, 19:07
Dritare.net
Mbas shoqërimit në Polici, i riu ka deklaruar se para dy muajsh kishte marrë një qen të dytë dhe e kishte lidhur pranë qenit pitbull. Dëshmia e 17 vjeçarit:
U kacafytën të dy për disa minuta, u mundova t’i ndaja por ishte e pamundur. Më vonë filmova momentet e fundit të mbytjes së qienit për t’ia treguar shokëve pa kuptuar se çfarë impati do të kishte.
Pastaj e hodha videon në Instagram, por më pas adresa mu bllokua dhe nuk kisha mundësi ta fshija”. Më ka ardhur shumë keq për qenin që ngordhi, jam stresuar disa ditë për këtë ngjarje. E hodha në Instagram pa e menduar mirë se çfarë impakti do të kishte në publik, u pendova më pas por nuk mund ta hiqja më nga rrjetet sociale se mu bllokuan.