Deputetja e PD për rrahjen e Ballës: I lumtë dora, mjaft ka përgojuar zhurmuesi
E Shtunë 25 Qershor 2016, 15:03
Dritare.net
Pas ngjarjes së ndodhur në aeroportin e Romës, ku deputeti socialist Taulant Balla është goditur nga dhëndri i ish kryeministri Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, kanë ardhur edhe reagimet e para.
Deputetja demokrate, Albina Deda përgëzon Malltezin për goditjen që i ka bërë Ballës.
Statusi i deputetes:
Dora i lumtë nëse është e vërtet! Mjaft ka përgojuar e share zhurmuesi i Ed( vinit) Përballë këtyre monstrave nuk ka rrugë tjeter. Jo vetëm dhëndri i dr. Berishes. por dhe djali i çiftit te nderuar Malltesi. Dinjitoz dhe përfaqësues! AD